Skip to content
Advertisements

Fëmijët e humbur në Evropë, si sakrifica njerëzore për ritualet satanike

Historitë e fëmijëve të vrarë në rituale satanike duken se janë një mit dhe në pjesën më të madhe ashtu janë. Megjithatë dihet se e gjithë legjenda bazohet mbi një të vërtetë.

Në 4 shtator të vitit 2017 një fqinj që po ecte në rrugën “Porto das Tranqueiras” në lagjen e Lomba Grande, në Hamburgun e Ri, një popullsi e vogël vetëm 40 km nga Porto Alegre në Brazil bën një zbulim të neveritshëm. Në një çantë plehrash me ngjyrë blu futur në disa kuti kartoni do të zbulonte pjesë nga trupi i dy fëmijëve, të gjymtuar keqazi dhe të shpërfytyruar. Sipas autopsisë së parë mjekët thanë se bëhej fjalë për një fëmijë mashkull të moshës 8-10 vjeç dhe të një vajze të vogël nga 10-12 vjeç.

Sipas ADN-së ishin fëmijë të së njëjtës nënë, por me etër të ndryshëm. U vërtetua se kishin konsumuar sasi të mëdha alkooli para se të vdisnin. Në ditët në vazhdim u gjetën të tjera mbetje. Megjithatë kafkat e fëmijëve nuk u gjetën. Gjurmët digjitale nuk ishin në të dhënat e Brazilit dhe sipas hetuesve u mendua se nuk kanë qenë fëmijë brazilianë.

Hamburgu i Ri është 550 km nga Porto Xavier, lokalitet në kufi me Argjentinën. U mendua fillimisht se ishte vepër e mashkullit për t’u hakmarrë ndaj partneres, por në vazhdim u hodh hipoteza e një krimi ritual. Hetimi i policisë u krye në fshehtësi, derisa në janar të vitit 2018 agjentët deklaruan kapjen e 4 të dyshuarve që kishin kryer një krim të tmerrshëm gjatë një rituali satanik.

Të burgosurit ishin Silvio Fernandes Rodrigues, lideri i “Tempullit të Luciferit”, Jair da Silva, sipërmarrës në tregtinë imobiliare në atë rajon, djali i tij, Andrei Jorge da Silva dhe Marcio Miranda Brustolín. Policia nxori urdhër arresti kërkimi për Anderson da Silva, djalin tjetër të sipërmarrësit. Sipas përfundimit të hetimit sipërmarrësi Jair da Silva kishte pajtuar shtriganin Silvio Fernandes për shumën 25 000 realë (6300 euro) për një ritual satanik që t’i garantonte prosperitet për tregtinë e tij. Jorge Adrian Alves kishte transferuar në Brazil dy fëmijët argjentinas për t’i sakrifikuar në ritual. Pjesëtarët e tjerë akuzohen se kanë marrë pjesë në ritual. Familja e Silvio Fernandes deklaroi pafajsinë dhe e sheh këtë si një formë persekutimi religjoz të nxitur nga delegati Moacir Fermino, anëtar i kishës evangjeliste.

Kjo nuk është një trill kinematografik. Rasti i Hamburgut të Ri zgjon demonët e vjetër.

Në Europën e lashtë, që nga keltët, inkasit, kartagjenasit, vikingët, aztekasit, hebrenjtë të gjithë kanë vrarë, në përgjithësi fëmijë në ceremoni të përgjakshme, por ta besosh këtë në mes të shekullit XXI është plotësisht e gabuar. “Vrasësit Muti” të lidhur me mjeksinë tradicionale afrikane janë dyfishuar kohët e fundit. Kështu vihen re vrasjet e fëmijëve albinë në Afrikë. Sot në epokën e globalizimit kur migrimet po shtrihen në të gjithë botën besimet dhe supersticionet më radikale udhëtojnë në mendjet dhe zemrat e emigrantëve nga një vend në tjetrin. Kështu mbërritën në Europë dhe në vitin 2001 u përhap paniku kur Scotland Yard bëri me dije ekzistencën e tmerrshme të çështjes “Adam”.

Policia angleze kishte pagëzuar me këtë emër një fëmijë 5-7 vjeç që ishte gjetur në lumin Thames në shtator të atij viti. Në fakt nga trupi ishte vetëm trungu, pasi gjymtyrët dhe koka ishin prerë. Sipas policisë u mendua për një ritual magjik. Trupi i fëmijës ishte i veshur vetëm më një palë pantallona ngjyrë portokalli.

Ky ishte trupi i parë i një fëmije të gjymtuar që shfaqej në Angli përgjatë 40 viteve të historisë kriminale. Sipas hetuesve, trupi kishte qëndruar për 3- 4 ditë në ujë. Pjesa e sipërme e zorrës ishte bosh, çka tregonte se nuk kishte ngrënë orë para vdekjes. Megjithatë u gjetën mbetje të një substance të panjohur, ndoshta ndonjë lëng rituali. U vu re një shtim i madhësisë së shpretkës si dhe mbetje të një ilaçi për kollën. Këto detaje tregonin se fëmija Adam kishte mbërritur nga Afrika pak ditë para ritualit duke patur kostipacion për shkak të klimës. Kërkimet me metoda të reja shkencore çuan në Nigeri, vendi i tij i origjinës. Hetimet vazhduan, derisa u kapën fajtorët pas dy vitesh.

Në 29 korrik të 2003 agjentët arrestuan 21 të dyshuar, 10 burra dhe 11 gra në një apartament të kryeqytetit britanik. Organizata ishte përgjegjëse për falsifikime dokumentesh, karta krediti, zhvatje trafikime të qënieve njerëzore si për qëllime pune ashtu edhe seksuale, si dhe për sakrifica në ritual.

Adami u njoh si Patrick Erhabor, një fëmijë nigerian që ishte dorëzuar nga nëna e vet për sakrificën. Ky hetim zbuloi se vetëm në Angli kishte 100 fëmijë afrikanë të zhdukur në rrethana të çuditshme. Supozohet se një përqindje lidhet me krimet religjoze. Sipas Interpolit vala e emigimeve në Europë ka nxjerrë një listë prej 10 000 fëmijë që kanë humbur në kontinentin e vjetër.

Categories

islam

Advertisements

Admin View All

%d bloggers like this: