Skip to content
Advertisements

Qumështi i mrekullisë, kjo kafshë mund t’ju shpëtojë jetën

Jua merrte mendja se qumështi i një kafshe mund t’ju shpëtonte jetën? Një zbulim i madh është bërë në Australi dhe mund të ndihmojë në luftën kundër antibiotikëve duke përdorur qumështin e sqeporit.

Sqepori është një gjitar që mund të bëjë vezë, të prodhojë qumësht, ka sqep si të rosës dhe këmbë helmuese. Nuk ka thithka, por e mban qumështin në bark dhe i ushqen të vegjlit nëpërmjet djersitjes. Pas disa studimeve për kafshët unike, shkencëtarët zbuluan në 2010 se qumështi i sqepurit përmbante veti të vecanta antibakteriale.

Studiuesit që punojnë me CSIRO, në bashkëpunim me Universitetin Deakin kanë zbuluar pse qumështi është i fuqishëm dhe mund të konsiderohet si qumështi i mrekullisë pasi ndihmon në shpëtimin e jetës nga bakteret e ndryshme që pushtojnë trupin e njeriut.

“Sqeporët janë kafshë të çuditshme dhe kanë një biokimi të çuditshme”, thotë dr. Janet Newman, nga agjencia kombëtare e shkencave CSIRO në Australi për BBC.

Studiuesit besojnë se fakti që nuk e nxjerr qumështin nëpërmjet thithkave është një prej arsyeve përse përmban karakteristika mbrojtëse antibakteriale.

Julie Sharp, një prej studiueseve tha: “Ne po punojmë për ekzaminimin e strukturës së proteinës që të gjejmë se cila pjesë e proteinës e bën këtë mrekulli.”

Categories

islam

Advertisements
%d bloggers like this: