Skip to content
Ta Njohim Krijuesin

Ta Njohim Krijuesin

Ta Njohim Krijuesin, Eshte nje faqe ne sherbim te muslimanve 24 ore, mund te na gjeni ne facebook ne faqen Ta Njohim Krijuesin gjithashtu ne www.tanjohimkrijuesin.com

  • KRYEFAQJA
  • MËSO NAMAZIN
  • MËSO KURAN
  • RUKJE
  • More
    March 18, 2018 by Admin

    A mund ta godasin muslimanin problemet psikike

    Pyetje:

    A është e mundur qe muslimani të ketë probleme psikike (sepse disa njerëz thonë se muslimanin nuk mund ta godasin këto probleme)?

    Përgjigje:

    Falenderimi i takon Allahut!

    Pa dyshim që njeriun mund ta godasin problemet problemet psikike, siç është brenga për të ardhmen dhe pikëllimi për të kaluarën. Problemet psikike e dëmtojnë trupin më shumë se problemet fizike. Duhet të dimë se brengat dhe shqetësimet që e godasin njeriun janë prej gjërave që i shlyejnë gjynahet e tij dhe që e zvogëlojnë barrën e gjynahut, nëse njeriu është i durueshëm dhe kërkon shpërblim tek Allahu, do të jetë i shpërblyer për këtë gjë.

    Trajtimi i këtyre problemeve me metodat e përshkruara në Islam është më efektiv, sesa trajtimi përmes mjekësisë fizike, siç është e njohur kjo gjë. Një prej mënyrave të trajtimit që i ka Islami, janë lutjet e transmetuara nga Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, për ta larguar pikëllimin dhe brengat, për shembull, hadithi i saktë të cilin e ka transmetuar Ibën Mes’udi (Allahu qoftë i kënaqur me të):

    “Nuk ka njeri i cili thotë:

    “Allahume inni ‘abduke ue ibnu ‘abdike ue ibnu emmetike, nasijeti bijedike, madin fijje hukmuke, ‘adlun fijje kadauke, es’ eluke bi kul-li ismin huve lek semmejte bihi nefsek eu enzeltehu fi kitabik eu al-lemtehu ehaden min halkik, eu iste therte bihi fi ‘ilmil-gajbi ‘indek, en texh’ale El Kur’ane rebi’ a kalbi ue nure sadri ue xhelae huzni ue dhihabe hemmi.”

    (O Zoti im, un jam robi Yt e biri i robit Tënd dhe i robëreshës Sate, balli im është në dorën Tënde, I pranoj dispozitat e Tua mbi mua, i drejtë është gjykimi Yt mbi mua. Të lutem me çdo emër me të cilin e ke emërtuar Veten Tënde ose që e ke zbritur në Librin Tënd, apo ia ke mësuar dikujt prej krijesave të Tua, apo e ke mbajtur të fshehur në diturinë Tënde, bëje Kuranin pranverë të zemrës sime dhe dritë të gjoksit tim, shndritje për pikëllimin dhe largim për dëshpërimin)” e që Allahu të mos ia largojë brengën dhe pikëllimin.

    Kjo ështe një nga ilaçet që i përshkruan sheriati. Njeriu gjithashtu mund të thotë edhe : “ La i lahe ila ent, subhaneke inni kuntum mine dhalimin.”

    “Ska zot tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë un kam gabuar! (El-Enbija, 87)

    Një formë tjetër e trajtimit është edhe rukja, që përmes saj ai edhe vetë mund ta shërojë veten e tij, gjë që është edhe më e mirë. Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, para se të binte në gjumë, i bënte vetes rukje duke i lexuar El-M’uadhatejn (dy suret e fundit të Kurani) e pastaj me duart e tij e fërkontë fytyrën dhe sa kishte mundësi edhe trupin e tij. Gjithashtu mund të kërkohet që edhe ndonjë njeri i devotshëm t’i bëjë rukje personit që vuan nga këto probleme.

    Marrë nga fetvatë e Shejh Ibën Uthejminit, “Kitab Fetava Isamije” vëll. 4, fq. 465-467.

    Islam Q&A Shejh Muhammed Salih Munexhid

    Shpërndaje:

    • Tweet
    • Telegram
    • WhatsApp

    Like this:

    Like Loading...

    Related

    Posted in islam

    Post navigation

    Previous Fundi i krimineleve i treguar shumë qartë në vargjet e Kur’anit!
    Next Çka Dini Për Xhinin Të Cilit I Pëlqeni Dhe Dashurohet Në Ju?!

    kënaqu me Kuran

    Bashkohu me ne në Facebook

    Bashkohu me ne në Facebook

    Kërko në faqe

    Postimet e fundit

    • Ambasada e Palestinës ofron pamjet shokuese: ushtarët izraelitë i lëshojnë qentë një fëmije – (VIDEO)
    • Nëse bën mardhënie inteme në ëndërr (A don të thotë se je duke bërë me Xhin?)…
    • Si Të Shpëtoni Nga Xhindët? Një Hoxhë Kundër Burdushit
    • Fëmijët e humbur në Evropë, si sakrifica njerëzore për ritualet satanike
    • Në Tiranë në xhaminë ku është imam Dr. Ahmed Kalaja, dy shqiptarë katolikë e pranuan Islamin (VIDEO)
    Create a website or blog at WordPress.com
    • Follow Following
      • Ta Njohim Krijuesin
      • Already have a WordPress.com account? Log in now.
      • Ta Njohim Krijuesin
      • Customize
      • Follow Following
      • Sign up
      • Log in
      • Copy shortlink
      • Report this content
      • View post in Reader
      • Manage subscriptions
      • Collapse this bar
    %d bloggers like this: