Skip to content
Advertisements

3 Pyetjet Qe Nuk I Di Askush Perveç Nje Pejgamberi…

3 pyetjet qe nuk i di askush perveç nje Pejgamberi…

Enesi r.a. tregon: “Kur dëgjoi për mbërritjen e Pejgamberit a.s. në Medine, Abdullah Ibn Selami r.a. shkoi tek ai dhe i tha: “Do të të pyes për tri gjëra ,të cilat nuk i di kush tjetër, përveç një Pejgamberi:

Cila është shenja e parë (e madhe) e Orës (së Kiametit)?

Cili është ushqimi i parë që do të hanë banorët e Xhenetit?

Përse fëmija herë i ngjan babait dhe herë i ngjan dajës së tij?”

I Dërguari i Allahut a.s. i tha: “Sapo m’i tregoi Xhibrili tani përgjigjet e tyre.” Abdullahi i tha: “Ai është armiku i çifutëve nga rradhët e melekëve.” I Dërguari i Allahut a.s. vazhdoi: “Shenja e parë (e madhe) e Kiametit do të jetë një zjarr që do t’i grumbullojë njerëzit nga lindja në perëndim. Ushqimi i parë që do të hanë banorët e Xhenetit do të jetë veshëzi i mëlçisë së peshkut. Sa për ngjashmërinë e fëmijës, në qoftë se burri kryen marrëdhënie me bashkëshorten e tij dhe sekreton më përpara, atëherë fëmija do t’i ngjasojë babait dhe, në qoftë se gruaja sekreton e para, atëherë fëmija do t’i ngjasojë asaj.”

Nga kjo ai tha: “Eshhedu neke Resulullah – Dëshmoj se ti je i Dërguar i Allahut”. Pastaj shtoi: “O i Dërguari i Allahut, çifutët janë njerëz shpifarakë. Prandaj nëse e marrin vesh se unë kam pranuar Islamin para se t’i pyesësh ata për mua, ata do të të gënjejnë për mua.”

Më pas çifutët shkuan tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe Abdullahu hyri në shtëpi. I Dërguari i Allahut a.s. i pyeti ata: “Çfarë njeriu është tek ju Abdullah Ibn Selami?” Ata u përgjigjën: “Ai është më i dituri nga ne dhe biri i më të diturit; është më i miri ynë dhe biri i njeriut më të mirë midis nesh.” I Dërguari i Allahut a.s. u tha: “Ç’do të mendonit në qoftë se ai do të pranonte Islamin” Ata thanë: “Allahu e ruajtë nga kjo gjë!”

Pastaj Abdullah Ibn Selami hyri tek ata dhe tha: “Eshhedu en laa ilahe il-lAllah ue eshhedu ne Muhameden Resulullah – Dëshmoj se nuk zot (që meriton të adhurohet), përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.

Menjëherë ata filluan të thonë: “Ai është më i poshtri ynë dhe biri i më të poshtrit prej nesh!” dhe vazhduan të flasin keq për të. (Buhariu, 3329)

Categories

islam

Advertisements
%d bloggers like this: