Skip to content
Advertisements

Si ta këshillosh prindin i cili është i dhënë pas mëkateve?…

Pyetje: Babai im është tejet i dhënë pas mëkateve dhe nuk i pranon këshillat e mia. Çfarë të bëj?..

Përgjigje: E lusim Allahun ta udhëzojë babanë tënd dhe t’ia mundësojë atij pendimin!..
Të porosis që të sillesh butësisht me të, ta këshillosh atë me metodë të mirë dhe, njëkohësisht, të mos humbësh shpresën nga udhëzimi i tij…

Kjo për shkak të fjalëve të Allahut të patëmeta: “Ne e kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet…

Nëna e ka mbartur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vitesh. Ne i thamë atij: “Bëhu falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu! Tek Unë do të ktheheni të gjithë”…

Nëse ata orvaten, që të më shoqërosh Mua (në adhurim) diçka, për të cilën ti nuk ke dijeni, mos i dëgjo, por sillu mirë me ata në këtë jetë dhe ndiq rrugën e atij që drejtohet tek Unë me devotshmëri.” (Lukman, 14-15)…

Pra, në këtë ajet Allahu porositi që së bashku me falënderimin ndaj Tij, të ketë edhe falënderim ndaj prindërve dhe e urdhëroi fëmijën që të sillet mirë me ta në këtë jetë, edhe nëse ata orvaten që ai të bëjë kufër ndaj Allahut. Përmes kësaj të bëhet e ditur se t’i duhet të sillesh mirë me prindin tënd dhe t’i bësh mirë atij, edhe në qoftë se ai sillet keq me ty. Po ashtu duhet të përpiqesh në thirrjen e tij drejt të vërtetës, gjithmonë duke shpresuar që Allahu ta udhëzojë atë nëpërmjet teje. Mirëpo, megjithëkëtë, nuk të lejohet që t’i bindesh atij në kryerjen e mëkateve. Gjithashtu të porosis që për udhëzimin e tij të kërkosh ndihmën e Allahut të Lartësuar, pastaj të njerëzve të mirë të farefisit tënd, si xhaxhallarët etj., të cilët ai i vlerëson dhe i respekton, sepse ndodh që e pranon këshillën e tyre.

E lusim Allahun të na udhëzojë e të na jap sukses neve, ty dhe prindit tënd drejt pendimit të sinqertë. Vërtet, Ai i dëgjon të gjitha dhe është afër!

Shejh AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)!

Categories

islam

Advertisements
%d bloggers like this: