Skip to content
Advertisements

A Lejohet Therja E Kafshëve Në Themelet E Shtëpive?…

Pyetje: Disa njerëz, kur dëshirojnë të ndërtojnë shtëpi, therin në themelet e saj dash apo dele dhe

thonë: “E bëjmë këtë, në mënyrë që të qëndrojë ndërtesa dhe themeli i saj”.

Përgjigje: Kjo vepër është shirk ndaj Allahut të Lartësuar dhe është therje për hir të xhinëve. Ka

prej njerëzve që therin në prag të shtëpisë apo kur të vendosin themelin e ndonjë kompanie apo

fabrike posa të fillojnë punimet, dhe thonë:…

“Në këtë vepër ka dobi fabrika”. Kjo është shirk

ndaj Allahut, sepse është therje për hir të xhinëve dhe besim në ta. Pikërisht xhinët janë ata që i

urdhërojnë për një gjë të tillë, duke i inspiruar se kjo therje u sjell dobi. E, kush therë jo për hir të

Allahut, ka bërë shirk….

Thotë Profeti (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem):

“E ka mallkuar Allahu atë njeri që therë për tjetërkënd pos Allahut” (e përcjellë

Muslimi në Sahihun e vet (3/1567), prej Ali bin Ebi Talibit).

Dhe thotë Allahu i Patëmeta:…

“Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime i përkasin

vetëm Allahut, Zotit të botëve” (6/162).

Fjala “En-nusuk” (kurbani) është therja, dhe Allahu e ka përmendur (në këtë varg) së bashku

me namazin. D.m.th. ashtu siç njeriu nuk (duhet të) falet për tjetërkënd pos Allahut, ashtu nuk

duhet të therë për dikë tjetër pos Tij. Allahu i Lartësuar thotë:

“Andaj, falu (vetëm) për Zotin tënd dhe ther kurban! (vetëm për Të, sh.p.)” (108/2).

Kështu, therja është adhurim, i cili nuk lejohet veçse për Allahun

Shejh: Salih El-Feuzan

Shkëputur nga: El-munteka min fetauesh-shejh el-Feuzan (pjesa e dytë, fetuaja nr. 110

Categories

islam

Advertisements
%d bloggers like this: