Skip to content
Advertisements

Cilës t’i jap përparësi: pastrimit të zemrës apo veprave vullnetare?

Cila është më e mirë: pastrimi i zemrës prej veprave që Allahu nuk i do, siç janë: zilia, urrejtja, mendjemadhësia, dyfytyrësia, nijeti për t’i bërë gjërat për t’u dukur etj, apo është më mirë të përkushtohem në veprat e dukshme, siç janë: namazi, agjërimi dhe shumë vepra të tjera nafile, që janë të dashura për Allahun, por duke pasur këto anomali në zemër?

Përgjigje: Falenderimi i takon vetëm Allahut, Sunduesit të Ditës së Gjykimit, kurse paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij, alejhi selam.

Disa prej gjërave që u përmendën në pyetje janë obligim për të gjithë muslimanët, por përparësi u jepet atyre që Allahu i ka bërë obligim. Transmetohet se i Dërguari i Allahut, alejhi selam, ka thënë: “Allahu i Madhëruar ka thënë: “Robi Im më afrohet Mua më së shumti, duke i kryer obligimet (atë që i kam urdhëruar).””
Pastaj ka thënë: “Robi Im më afrohet me nafile (vepra vullnetare), derisa ta dua.”

Veprat e jashtme apo të dukshme nuk janë të pranuara nëse nijeti në zemër nuk është i pastër (për të fituar kënaqësinë e Allahut). Përparësi kanë ato vepra që janë të obligueshme, pa marrë parasysh nëse janë të brendshme apo të jashtme.

Ndonjëherë, ajo që është e brendshme është më e detyrueshme, siç është lënia e zilisë apo mendjemadhësisë. Këto kanë më shumë përparësi, sesa agjërimi vullnetar. Por, ndonjëherë puna e jashtme është më e mirë, siç është namazi i natës.

Çdo vepër, qoftë e brendshme apo e jashtme, e ndihmon tjetrën, pra janë të lidhura mes tyre dhe e plotësojnë njëra-tjetrën. Profeti, alejhi selam, ka thënë: “A t’ju njoftoj për diçka që e largon zemërimin, urrejtjen dhe zilinë prej gjokseve tuaja? Tre ditë agjërim në secilin muaj.” (Nesaiu, saktësoi shejh Albani)

Është obligim pastrimi i zemrës nga mendjemadhësia. I Dërguari i Allahut ka thënë: “S’do të hyjë në Xhenet, ai i cili në zemrën e tij do të ketë mendjemadhësi sa një grimcë.” (Muslimi, hadithi 91)
Kush përpiqet ta pastrojë zemrën nga këto sëmundje, me lejen e Allahut, edhe gjymtyrët do t’i përgjigjen për të kryer veprat e jashtme, të cilat e afrojnë me Allahun e Lartësuar.

Fetvatë – Muhamed Salih el Munexhid

Categories

islam

Advertisements
%d bloggers like this: