Skip to content
Advertisements

A i lejohet njeriut të lexojë Kuranin duke qenë i shtrirë mbi shtrat?

Pyetje: A i lejohet njeriut të lexojë Kuranin duke qenë i shtrirë mbi shtrat? Dhe si e këshilloni të veprojë kur arrin tek ajeti i sexhdes?

Përgjigje: Po. E lexon Kuranin duke qenë në këmbë, ulur apo shtrirë, s’ka gjë të keqe në këtë, për shkak të fjalës së të Madhërishmit: “Ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë…” (Al Imran, 191). Po ashtu fjala e Allahut: “Pasi ta kryeni namazin, përmendeni Allahun duke qëndruar në këmbë, ulur dhe shtrirë.” (En-Nisa, 103). Kjo është prej mirësive të Allahut dhe lehtësimeve të Tij. Kurani është prej përmendjes më madhështore të Allahut, andaj nëse njeriu e lexon atë duke qenë shtrirë, apo ulur, s’ka gjë të keqe në këtë. E, kur të arrijë tek vendi i sexhdes, ulet e pastaj bën sexhde. Kjo nëse do, ngaqë sexhdeja e leximit nuk është obligim, por sunet që preferohet. Pra, nëse është ulur apo në këmbë dhe arrin tek vendi ku bëhet sexhdeja, ai e bën atë. E nëse është shtrirë, ulet e pastaj e bën sexhden dhe nuk e bën atë duke qenë shtrirë.

Shejh: AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)

Categories

islam

Advertisements
%d bloggers like this: