Skip to content
Advertisements

Avionët izraelitë spërkasin me lëndë të dëmshme kimike fushat bujqësore palestineze

Avionët e Izraelit, që përdoren në bujqësi kanë filluar të hedhin lëndë kimike të papërcaktuara në fushat bujqësore në kufirin e Gazës.

Drejtori i Zyrës së Tokës dhe Vaditjes pranë Ministrisë palestineze të Bujqësisë, Nizar el-Vahidi tha se avionët me lëndë kimike të Izraelit filluan të spërkasin fushat bujqësore në kufirin e Gazës dhe janë duke përparuar drejt veriut të vendit.

“Këto lëndë dëmtojnë të mbjellat dhe tokën” tha Vahidi dhe shtoi se nuk e dinë ende përbërjen e këtyre lëndëve kimike.

Ai bëri të ditur se ministria nuk zotëron mjetet e nevojshme për të zbuluar se për çfarë lëndësh bëhet fjalë.

“Çfarëdolloj lënde të jetë Izraeli nuk ka të drejtë të spërkasë fushat bujqësore palestineze. Nuk ka një të drejtë të tillë” u shpreh Vahidi.

Instituti i të drejtave të njeriut të Izraelit, Gisha bëri të ditur se Izraeli me këtë lloj zbatimi ka si objektivë të asgjësoj bimët për të vrojtuar më mirë kufirin.

Categories

islam

Advertisements
%d bloggers like this: