Skip to content
Advertisements

A dëshiron të jesh në xhenet me Pejgamberin a.s ?

Shumë mirë, padyshim se ti e shpreson këtë, mirëpo a e di se si?!
Rebia ibën Kab, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, e pyeti të Dërguarin e Allahut, paqja dhe lavdia e Allahut qofshin mbi të, dhe i tha: Kërkoj të shoqëroj në Xhenetin e Allahut! I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdia e Allahut qofshin mbi të, iu përgjigj: “Ndihmoi vetes tënde me shumë sexhde”…
O ju vëllezërit e mi, pasha Allahun qëndrimi në sexhde jep kënaqësi të cilës nuk i afrohen të gjitha kënaqësitë e dynjasë. Afrimi kah Allahu e zgjeron gjoksin me një zgjerim të çuditshëm dhe këtë nuk e shijon ai që është mbyllur në burgun e epsheve dhe gjynaheve.
E ka thënë të vërtetën thënësi: “Të mjerët e dynjasë janë ata që dalin nga ajo dhe nuk e shijojnë atë që është më e mira në të, përmendjen e Allahut dhe adhurimin e Tij”…
Ne kemi nevojë që secili të ulet me vetveten dhe ta llogarit atë, a është i përgatitur për momentin e lënies së kësaj dynjaje dhe daljen para Allahut, Zotit të botëve?!..
O ju vëllezër, mundësitë ende janë të hapura dhe dyert e pendimi nuk janë të mbyllura. Për këtë arsye, nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Categories

Uncategorized

Advertisements
%d bloggers like this: