Skip to content
Advertisements

Lënia e namazit është mëkat i madh!

Allahu i Madhëruar ka thënë: “E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore) e më vonë do të hidhen në Gaja (Xhehenem), me përjashtim të atij që pendohet…” (Merjem 59, 60).

Po ashtu thotë Allahu i Lartësuar: “Çfarë ju solli juve në Sekar(xhehenem)? Ata do të përgjigjen: “Nuk kemi qenë prej atyre që falnin namaz”. (Mudethir, 42 – 43)

I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Zotimi mes nesh dhe atyre është namazi, andaj kush e lë namazin ka bërë kufër (ka mohuar).” (Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu)

Po ashtu ka thënë: “Atij që i mbetet pa falur namazi i ikindisë, i janë zhdukur veprat”. (Buhariu, Nesaiu)

“Mes njeriut dhe shirkut është lënia e namazit.” (Muslimi, Ebu Daudi, Tirmidhiu)

Umeri, radijallahu anhu, ka thënë: “Nuk ka hise në Islam ai që e braktis namazin”.

Ebu Hurejra, radijallahu anhu, ka thënë: “Shokët e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem, nuk kanë parë që braktisja e ndonjërës prej veprave të konsiderohet kufër (mohim) përpos namazit.”

Ibn Hazmi ka thënë: “Nuk ka mëkat më të madh pas shirkut se lënia e namazit pa falur derisa t’i kalojë koha dhe mbytja e besimtarit pa të drejtë”.

Transmeton Ebu Hurejra se Profeti, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Gjëja e parë për të cilën do të japin llogari njerëzit në Ditën e Gjykimit është namazi, nësë e ka atë në rregull shpëton dhe kalon, e nëse nuk e ka në rregull, ka humbur dhe dënohet”. (Tirmidhiu)

I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Jam urdhëruar t’ i luftoj njerëzit deri sa të dëshmojnë se s’ka Zot tjetër (me të drejtë), përpos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Allahut, ta falin namazin dhe ta japin zekatin e nëse e bëjnë këtë, e kanë të mbrojtur gjakun dhe pasurinë e tyre përveçse me hak (drejtësi) islame, pastaj llogarinë e kanë te Allahu”. (Mutefekun alejhi)

Këto tekste bëjnë të kuptosh se braktisja e namazit është kufër (mohim).

Ai që e vonon namazin nga koha e vet është mëkatar i madh, e nëse e braktis namazin (madje edhe një prej tyre), është si të bëjë zina dhe të vjedhë. Braktisja e çdo namazi është mëkat i madh, nëse e bën këtë disa herë, bëhet prej mëkatarëve, me përjashtim të atij që pendohet. Nëse vazhdimisht e braktis namazin, atëherë ai është bërë prej të humburve të dëshpëruar.

“Mëkatet e mëdha” Imam Dhehebiu

Categories

Uncategorized

Advertisements
%d bloggers like this: