Skip to content
Advertisements

Hoxha Shefqet Krasniqi: Jam i pastër para shoqërisë dhe Zotit

Hoxha Shefqet Krasniqi ndihet i pastër para shoqërisë dhe Zotit.

Në një intervistë për Ekonomia Online, e para për një medium pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria, Krasniqi ka thënë se të gjitha ligjërata dhe shkrimet e tij kanë qenë transparente dhe publike.

“Për kontributin tim para, gjatë dhe pas lufte deri ditën e sotme jam ballëhapur dhe kokëlartë. Të gjitha ligjëratat e mia, shkrimet, publikimet janë transparente… Jam thellë i bindur se çdo përpjeke e imja ka qenë në përputhshmëri të plotë dhe në interes të përgjithshëm të popullit tonë, të atdheut tonë”, thotë ai.

Ish-imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë thotë se është i gatshëm të ballafaqohet me organet e drejtësisë, ngase nuk ka dyshim në pafajësinë e tij, dhe beson se në fund do të dalë triumfues.

“Nga ky kontekst dhe parim jam i bindur se në Kosovën tim ka mbetur qoftë edhe një pikë drejtësi, nuk ka dyshim se unë do të dal triumfues dhe ngadhënjyes”.

Ai shprehet se aktakuza i ka shkaktuar shqetësim atij dhe familjes së tij, sikurse dhe rrethit e shoqërisë. “Nuk ia kemi pasur borxh askujt”.

“Jam i bindur në ndërgjegjen time të pastër dhe jam shumë komod në ndërgjegjen time. Dhe pa asnjë hezitim jam i gatshëm të ballafaqohem me organet e drejtësisë të dal faqebardhë dhe ballëhapur para shoqërisë dhe mbarë xhematit dhe para medieve. Mbi të gjitha, me këtë komoditet, dal edhe para Zotit nesër”, thotë ai.

Categories

Uncategorized

Advertisements
%d bloggers like this: