Skip to content
Advertisements

Cila është vepra më e vlefshme në islam ?

Transmetohet nga Muadh Ibn Xhebeli,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë:
” Isha prapa shpinës së Pejgamberit,- salallahu alejhi ue selem!,- i hypur mbi gomar, dhe më tha: ” O Muadh! A e di se cila është e drejta e Allahut ndaj robërve dhe e drejta e robërve ndaj Allahut?
Thash (Muadhi): Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.
Tha (Pejgamberi alejhi selam):
“E drejta e Allahut ndaj robërve të Tij është që ta adhurojnë vetëm Atë dhe tê mos i shoqërojnë asgjë.
Ndërsa, e drejta e robërve ndaj Allahut është që të mos e dënojë atë që nuk i shoqëron Atij asgjë.”

– i thashë: – O i Dërguari i Allahut, a t’i përgëzoj njerëzit?,

Ai tha: – “Mos i përgëzo sepse do të mbështeten te kjo (e do ti lënë veprat)”

(Shënuan: Buhariu: 6/58(2856) dhe Muslimi: 30).

Categories

Uncategorized

Advertisements
%d bloggers like this: