
- Cila është dobia e Teuhidit për myslimanin?
Teuhidi është udhëzim në këtë botë dhe siguri e shpëtim në botën tjetër për myslimanët.
Allahu i Lartësuar thotë: “Ata të cilët nuk e ndotën besimin e tyre me padrejtësi (adhurim të dikujt tjetër përveç Allahut), do të kenë siguri dhe janë të udhëzuar.”Surja Enam.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “E drejta e robërve ndaj Allahut është që të mos i dënojë nëse nuk adhurojnë tjetër krahas Tij.”Muttefekun alejhi.
- Ku është Allahu?
Allahu është në qiell mbi Arshin (Fronin) e Tij.
Allahu i Lartësuar thotë: “I Gjithëmëshirshmi (Allahu) u ngrit mbi Arsh.” Surja TaHa, ajeti 5.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Allahu shkroi: “Mëshira Ime ja kalon Zemërimit Tim.” Kjo është e shkruar pranë Tij tek Arshi i Tij.” Transmeton Bukhariu. Kjo do të thotë se Allahu është mbi Arsh.
Besimi i cdo muslimani
Muhamed Xhemil Zejno
Perktheu Anis Agovi