- Të kuptuarit e fëmijës për vlerën e madhe që ka namazi me xhemat.
- Fëmija arrin të perceptojë mirë shenjtërinë e xhamisë, shtëpisë së Allahut dhe mësimin e normave që kërkohen për vajtjen në xhami.
- Informimi i kohës së namazeve me ekzaktësi.
- Fëmija mëson formën e saktë të faljes, numrin e rekateve të çdo namazi.
- Besimi tek vetja dhe përmbajtja e vetes kur prezantojnë në mexhliset e të mëdhenjve.
- Të qenët në kontakt me aktivitetet fetare të organizuara nga personeli i xhamisë si p.sh. mësimi i Kuranit, pjesmarrja në eskursione etj.
- Shoqërimi me njerëz të devotshëm që falen rregullisht dhe e kanë frikë Allahun.
- Mësimi i dispozitave të namazit dhe normave të tij në mënyrë praktike dhe jo veç teorikisht.
- Ndreqja e disa gabimeve duke parë formën e saktë tek namazfalësit e tjerë.
“Si t’ia bësh të dashur fëmijës tënd namazin” “Dar el Vatan”